Shoqata sportive jo-fitimprurëse që trajnon mbi 250 fëmijë e të rinj nga mosha 6–18 vjeç, nën drejtimin e stafit profesionist të diplomuar në Universitetin e Sporteve të Tiranës.
Shoqata PROBASKET INVADERS është një organizatë sportive jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2013 në Tiranë, Shqipëri. Me mbi një dekadë eksperiencë, misioni ynë qendror është zhvillimi i fëmijëve nëpërmjet basketbollit — jo vetëm si sport, por si mjet edukimi, disipline dhe formimi të karakterit.
Marrim pjesë rregullisht në kampionatet kombëtare (U10, U12, U14, U16, U18) dhe në turne ndërkombëtare, ndërsa nëpërmjet projektit 'Shkolla Qendër Komunitare', në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ofrojmë trajnim falas për fëmijët në nevojë. Themeluesit e shoqatës janë Mikel Sërbo, Denisa Nelaj dhe Elton Kodra.
Besojmë se sporti është më shumë se lojë — është shkollë jete. Ofrojmë trajnim basketbolli profesional dhe gjithëpërfshirës për fëmijët dhe të rinjtë e Tiranës, duke krijuar një mjedis ku disiplina dhe argëtimi, puna dhe miqësia, bashkëjetojnë natyrshëm.
Imagjonojmë një Shqipëri ku sporti i organizuar nuk është privilegj i pak fëmijëve, por e drejtë e çdo të riu — ku ata që sot vijnë të vegjël me top në dorë, nesër kthehen të rritur me vlera në shpirt, e disa prej tyre me fanella të rëndësishme mbi supe.
Trajnerë të diplomuar në Universitetin e Sporteve të Tiranës, me eksperiencë në arenën kombëtare e ndërkombëtare dhe kualifikim të plotë për të gjitha grupmoshat.
Nga Kategoria e Dytë Kombëtare në 2018 tek titulli Jr. NBA në 2026 — një dekadë prezence të vazhdueshme në garat kombëtare e ndërkombëtare.
Shoqata ka patur gjithashtu nderin dhe kënaqësinë të kontribuojë në basketbollin kombëtar shqiptar, nëpërmjet lojtarëve të formuar në akademinë tonë, të cilët me kalimin e viteve janë bërë pjesë e Ekipeve Kombëtare të Shqipërisë në grupmosha të ndryshme.
Nëpërmjet partneritetit me Bashkinë e Tiranës, shoqata ka arritur të rrisë ndjeshëm cilësinë dhe sasinë e shërbimeve të ofruara për fëmijët e komunitetit.
Binjakësim
Turne ndërkombëtare
Bashkëpunime institucionale
Regjistro fëmijën tënd ose na shkruaj për bashkëpunime, sponsorizime dhe turne.